Lajme

Tasholli: Merrni me mend popull, VV dikur thoshte bën Agim Bahtiri, tash thotë s’bën Rrahman Jasharaj

Analisti Ismail Tasholli ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) për qasjen e tyre ndaj kreut të SBASHK’ut, Rrahman Jasharaj, transmeton Gazeta Metro. Me anë të një postimi në Facebook, Tasholli ka thënë se Vetëvendosje ishte partia e cila kishte propozuar Agim Bahtirin për kryetar të Komunës së Mitrovicës, duke i dhënë mbështetje, ndërsa tani po sulmojnë Jasharajn e SBASHK’ut.

“Merrne me mend popull: VV dikur na thojke bon Agim Bahtiri e tash s’bon Rrahman Jasharaj. Me demek, Agim Bahtiri akademik e Rrahman Jasharaj në Vetting. Çelu tokë… Ku është ai lloqi me u mytë, që u përmenke në rrjetet sociale?”, ka shkruar me ironi Tasholli.

Ai ka thënë se “dikush ka lujtë n’kry me të madhe me ‘reformat’ në arsim”.

Kujtojmë se SBASHK tash e disa ditë është në grevë duke kërkuar nga Qeveria nga 100 euro më shumë për mësimdhënësit deri në votimin e Ligjit për Paga që synon ngritjen e rrogave të mësimdhënësve.