Lajme

Tallja “Kush është ky” për Isa Mustafën, Përparim Rama thotë se e ka pasur seriozisht

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka folur për një intervistë të tij para disa kohëve kur kishte thënë për Isa Mustafën se “kush është ai”

Rama kishte shtuar “ai këngëtari a?”, ndërsa Mustafa ishte përgjigjur duke thënë se Rama duhet “të shikojë e të punojë, e të mos merret me këso fjalëve”

Rama ka thënë në emisionin Pressing në T7 se komentet e tij kanë qenë serioze.

“Isha në një emision atje dhe më pyeten. Unë e kisha seriozisht. Nuk e dija a e kishte për atë këngëtarin apo për këtë”, tha Rama.

Tutje ai shtoi se Mustafa nuk është dashur të i marrë seriozisht shakatë.


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje