Lajme

Tahiri: Qeveria Kurti, më e rrezikshme sesa Asociacioni – Në veri s’ka policë për të shqiptuar as tiketa

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri ka kiritkuar ekzekutivin e vendit për siç tha ai për keq-qeverisje me vendin. Tahirinë Politiko, Qeverinë aktuale e ka quajtur të rrëzikshme, madje më të rrezikshme sesa zbatimi i Asociacionit, shkruan Gazeta10.

‘Qeverisjen tonë e konsiderojë rrezikun më të madh në vend më shumë sesa Asociacioni. Sepse s’mundesh me pa askund në botë, fuqizimin e shtetit të Kosovës pa mbështetjen e SHBA-ve. Harroje. Ne jemi të njohur nga më shumë se 100 shteteve falë angazhimit të tyre. Na kanë ndihmu me u bë shtet. Ne s’kemi lind sot, këta i kemi partner që i na kanë mbështetur vazhdimisht. Kjo qeverisje është e rrezikshme. Në veri sot kemi situatë të brishtë sigurisë, saqë dikush me thirr në Polici me kërku një intervenim për dhunë në familje, policië me intervene s’ke, e lëre më një tiketë me shqipëtu sot s’ka policë”, tha Tahiri në Politiko.

Shiko intervisten e tij në videon më poshtë: