Lajme

Tahiri modest: Të riun e shpëtoi Zoti, jo unë

Ridvan Tahiri, ka treguar ekskluzivisht për Klankosova.tv ngjarjen ku ai ishte protagonist i një ngjarje tejet emocionuese.

Më herët Klankosova.tv ka raportuar se Tahiri, e kishte shpëtuar nga ngulfatja një të ri në aeroplan derisa ishte duke u kthyer nga Gjermania.

Ai tha se 17 vjeçarin e ka shpëtuar zoti dhe jo ai.

Ridvan Tahiri, theksoi se djaloshi vuante nga epilepsia.

“Nuk jam ai unë që e kam shpëtuar. Ishte zoti që e deshti atë djalosh ta kthejë edhe njëherë në jetë” – tha ai.

“Ka qenë momenti i aterimit të aeroplanit. Djaloshi kishte qenë me një sëmundje si e quajmë ne ngërç apo epilepsi. Si një lloj epilepsie”.

” E kam dëgjuar një grua të moshuar kur ka bërtitur. Dhe djaloshi ka qenë total pa ndjenja. Derisa kam vrapuar ai e kishte përbirë gjuhën” – shtoi Tahiri.

“Më është dashur disa minuta derisa ia kam hapur gojën dhe për t’ia nxjerr gjuhën. Dhe për ta kthyer në vetëdije për arsye se nuk kishte kurrëfar reagimi”, Klankosova.tv.

Ridvan Tahiri, njihet si person i cili ishte angazhuar shumë herë në kërkimin dhe gjetjen e personave të cilët kishin humbur në Kosovë.