Lajme

Tahiri: Kurti dhe Bahtiri ta kuptojnë se Kosova nuk është pjellë e fantazisë diktatoriale e fashiste

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka komentuar një deklaratë të Kryetarit të Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, lidhur me zgjedhjet e reja ku thekson se në vend mund të ketë vëllavrasje.

Të bësh ftesë për luftë civile e vëllavrasëse për shkak të pushtetit, në një popull, vuajtjet e të cilit i ka markuar e s’do t’i shlyejë kurrë historia e njerëzimit për shkak të lirisë, është turpi më i madh që mund t’ia atribuojë vetës një person që ndanë bashkë me ne hapësirën e quajtur Kosovë”, ka thënë Tahiri përmes Facebook, transmeton Klan Kosova.

Agim Bahtiri dhe Albin Kurti duhet ta kuptojnë se Kosova nuk është pjellë e fantazisë diktatoriale e fashiste të kujtdo që i teket, por është atdheu ynë për të cilin dhamë më të shtrenjtën që kishim, dhe të cilën e kemi obligim deri në frymën e fundit, ta ruajmë për të sotshmen dhe të ardhmen e fëmijëve tanë. Dhe pa asnjë dyshim, do ta ruajmë”.

Të bësh ftesë për luftë civile e vëllavrasëse për shkak të pushtetit, në një popull, vuajtjet e të cilit i ka markuar e…

Julkaissut Abelard Tahiri Maanantaina 30. maaliskuuta 2020


SHIKO EDHE: 7 SIMPTOMAT QË JU TREGOJNË NËSE KENI COVID-19