Tahiri e bindur se Asociacioni është pranuar nga kryeministri Kurti
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, në një prononcim për T7, ka thënë se kryeministri Kurti e ka pranuar Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe si pjesë të një marrëveshje finale.
“Jam e bindur që Kurti ka pranuar Asociacionin si një pjesë e marrëveshjes finale”, tha Tahiri.
Sipas saj, Serbia po i i tregon botës së jashtme se nëse Kurti nuk pranon Asociacionnin, as serbët nuk do të kthehen në institucione.
“Ajo ka thënë se Serbia po i tregon botë së nëse Kurti nuk hynë në procesin e Asociacionit, as serbët nuk do të kthehen në institucione”, tha ajo.