Lajme

Tahiri: Albin Kurtit i ka humbur drejtimi – s’di çfarë flet

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se kryeministri Albin Kurti e ka humbur drejtimin e qeverisjes dhe se tani është duke folur në mënyrë të pasaktë.

I ftuar në Edicionin Special në Klan Kosova, ai ka shtuar se është Albin Kurti ai që është fajtor për humbjen e orëve mësimorë dhe jo Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës. “Kushdo që i ka fëmijët në shkolla publike – fëmijët i ka në shtëpi sepse mësimi nuk është duke vijuar”.

“Qëndrimi i sindikalistëve është shumë i qartë, po kërkojnë që të takohen me kabinetin qeveritar; ndërsa ky [Kurti] po shkon të takohet nëpër komunat që Vetëvendosje i udhëheq”. “Kurtit i ka humbur drejtimi sepse flet në mënyrë shumë të pasaktë, gjë që tregon se është në një krizë serioze”.

“Fajtori gjithmonë është qeveria sepse punëtorët presin qe një vit e gjysmë që të kalojë ligji i pagave”. “Mosgatishmëria e Kurtit që të ulet dhe të gjejë një zgjidhje është e pafalshme. Nuk është fajtor Jasharaj, por Kurti”, ka përfunduar Tahiri.