Lajme

Sylë Tahirsylaj tregon pse është zhdukur nga mediat: Flet edhe për gjyqin

Kosova ditëve të fundit është përballur me shira të mëdha e borë, ku si pasojë janë krijuar vërshime në gjithë vendin. Në mesin e njohësve të kësaj fushe, për të dhënë opinionin dhe parashikimet e tij nuk ishte edhe profesori i Meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj.

Periskopi pasi ka kontaktuar Tahirsylajn për një prononcim rreth situatës së krijuar, na ka treguar se në këtë periudhë s’e ka ndërmend të paraqitet nëpër media online, për shkak të shpifjeve që siç thotë, ia kanë bërë pas disa deklaratave.

‘’Më kanë përgoju disa portale që janë në Kosovë dhe nuk prononcohem nëpër portale. Nuk jam në gjendje që të japi deklaratë sepse ka shpifje për të cilat unë i kam paditë në gjyq, përmes avokatit dhe do të ballafaqohem. Unë pata thënë se në janarin e vitit që vjen do të jetë -20-gradë. Tash marrin fotografinë time dhe e qesin e pastaj ka reagime se ia qëllove s’ia qëllove. Duhet ta dijnë që ka ligj dhe që s’munden me folë. Fjala parashikm do të thotë përafrim dhe nuk është e detyrueshme me e lexu apo e dëmshme për shëndetin e tij. Do të shihemi pasi të fillojë seanca e parë’, është përgjigja e Tahirsylajt.

Përmbytje më të mëdha gjatë ditës së djeshme pati në zonën e Dukagjinit, po ashtu edhe në Fushë-Kosovë, Drenas, Lipjan etj./PERISKOPI/

SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?