Lajme

Sylë Hoxha të thirret para përgjegjësisë penale

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka shkruar për dyshimet se ish-kryeprokurori Sylë Hoxha, së bashku me ish-shefin e AKI-së, Driton Gashi, kanë bërë marrëveshje për të përfshirë si agjentë të AKI-së dy persona fiktiv që të dëshmojnë kundër anëtarit të VV-së, Sabri Ramabaja në gjykatë.

“Pas skandalit të Sylë Hoxhës kundrejt Albin Kurtit dhe Glauk Konjufcës, le ta kujtojmë edhe faktin që Sylë Hoxha ishte prokuror edhe në rastin e Astrit Deharit”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

“Është koha që ky person të thirret para përgjegjësisë penale”.

Për këtë, Hoxha foli pak më herët edhe në Klan.

“Kurrëfarë marrëveshje nuk kemi bo me askënd e kam zhvilluar proicedurën, janë shkresat e lëndës, janë procesverbalet dhe vendimet”, tha ish-kryeprokurori.

“Këto punë nuk bëhen me marrëveshje as nuk bëhen nën kërcënimin e askujt”, shtoi ai.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?