Lajme

Syla: Kurti po don me folë si Shefqet Krasniqi me xhematin e vet

Gazetari Valon Syla, njëherit edhe opinionist, e ka krahasuar formën e fushatës së kreut të LVV’së, Albin Kurtit, me veprimet e hoxhës Shefqet Krasniqi.

Syla, në emisionin ‘Pressing’ në T7, deklaroi se forma se si po bën fushatë Kurti, ngjason me komunikimin e Krasniqit me besimtarët myslimanë.

Tutje, Syla konsideron se Kurtit i ka humbur vetëbesimi, pas asaj çfarë ka pare në terren.

“Kurti po flet si Shefqet Krasniqi me xhemat të vet, po iu parashtrohen pytje nga publiku”, deklaroi ai.

“Qaq shumë që kanë elaboru tema, mesazhe, tash e ka pa që nuk është e vërteta në sondazhe. Tash ai po përballet me realitetin, kur e sheh Kaçanikun, e sheh Shtimen e Gjakoven, pjesëmarrja që pe merr nuk është kompatibile me sondazhet. Kurtit i ka humbë vetëbesimi”, deklaroi Syla.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?