Lajme

Syla i reagon Tërnavës: Lenani rehat se boll i keni xhamiat, s’keni ekspertizë për arsim

Gazetari Valon Syla, të mërkurën, përmes një postimi në Facebook ka reaguar për konferencën e mbajtur nga Myftiu i Kosovës, Naim Tërrnava, në lidhje me grevën në arsim. Syla thotë se Tërrnava po përzihet në politikë ani pse politikanët nuk po i përzihen atij në çështjet fetare.

“Kujt po i jep mesazh? Politikës? Ata kanë faj që ju kursyen për raporte finaciare të BIK’ut, për tenderat e Xhamive pa fund, që kanë mbetur thatë s’kaj autostradave të Kosovës. Ti po i përzihesh politikës, por ata nuk tu përzien ty, dhe këtu fillon gabimi.”, ka shkruajtur Syla.

Tutje, Syla shtoi se myftiu nuk foli për dhunimin e të miturve ose për dëmet që grupet islamike i bënë Kosovës jashtë e brenda vendit. Konferencën e Tërrnavës, Syla e lidhi me një çështje që sipas tij brenda LVV-së në Parlament janë 11 islamikë si deputetë e që me ata politizon me këto deklarata.

Gjatë konferencës së sotme Tërrnava tha se Bashkësia Islame e Kosovës i mbështetë kërkesat e mësimdhënësve, por se greva duhet të ndërpritet sa më parë dhe që Qeveria ta miratojnë Ligjin për Paga./Lajmi.net/

Postimi i plotë i Sylës:

I pari që do të duhej me u brengos për ndarjen shtet e religjion, është Naim Tërrnava, për shumë arsye demografike, sepse është pris i bashkësisë më të madhe fetare në Kosovë.

Paska folë për protesta dhe për Qeveri se çka duhet me bo me greva në arsim SBASHKu dhe Albin Kurti. Po flet sikur Akademia e Shkencave në vendeve komuniste, e sidomos ata në Serbi që dalin me skenar-zgjidhje. Por te na Hoxha e ka marrë këtë detyrë se i kanë 11 islamikë brenda VV’së në Parlament si deputetë e që me ata koketon, politizon me këto deklarata, se as ata stë ngojnë më…

Por nuk foli Tërrnava për asnjë dhunim të miturve, dhe asnjë rast e fatkeqësie kohëve të fundit. Ashtu qysh nuk foli për asnjë dëm që grupet islamike i bënë Kosovës jashtë e brenda vendit.

Kujt po i jep mesazh? Politikës? Ata kanë faj që ju kursyen për raporte finaciare të BIK’ut, për tenderat e Xhamive pa fund, që kanë mbetur thatë s’kaj autostradave të Kosovës. Ti po i përzihesh politikës, por ata nuk tu përzien ty, dhe këtu fillon gabimi.

Nevojën për protagonizëm mos e shëroni me politikë, boll i keni xhamiat. Skeni ekspertizë as për politika as për arsim. Lenani rahat qaty.