Sulmohen dy shqiptarë në veri të Mitrovicës, ndërhyn Policia
Dy shqiptarë janë sulmuar nga një grup serbësh në veri të Mitrovicës. Ata janë dërguar në spital pas lëndimeve të marra.
Gazeta Sinjali ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informacione, por të njëjtit s’kanë kthyer ende përgjigje.
Ndryshe, disa qytetarë kanë filluar të mblidhen tek Ura e Ibrit, pavarësisht thirrjeve të institucioneve që të mos marrin pjesë në një marsh i cili është thirrur në rrjetet sociale.