Lajme

Sulmi në Capitol, mbi 300 të akuzuar – arrestohen 280

Mbi 300 persona janë akuzuar se kanë marrë pjesë në sulmin e Capitolit. Reuters shkruan se të paktën 280 njerëz nga personat e akuzuar kanë rënë në pranga. Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm, John Carlin, tha se hëti po vijon me shpejtësi të madhe se dhe të gjitha ata që janë përgjegjës do të mbajnë përgjegjësi.

“Hetimi ndaj atyre që janë përgjegjës po lëviz me një shpejtësi dhe shkallë që është e paprecedentë, dhe me të drejtë. Ata që janë përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi, dhe ata do të përgjigjen,” tha ai.

Në 6 jana SHBA-ja u përfshi nga një protestë masive në ( pretendohet se është thirrur nga Donald Trump) mënyrë që të ndalohej çertifikimi i votave të Kolegjit Zgjedhor. Në protestën protestuesit kanë çarë kordonin policor dhe kanë shkatërruar çdo gjë që u ka dalë përpara. Gjithashtu, janë gjetur të paktën 2 pajisje shpërthyese dhe 5 persona kanë vdekur dhe shumë janë plagosur për shkak të dhunës.