Lajme

Sulm me thikë afër një kishe, një i vdekur e disa të plagosur

Një person është vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur pas një sulmi me thikë afër një kishe në qytetin jugor francez, Nice, raportuan mediet franceze.

Ministri i Punëve të Brendshme i Francës, Gerald Darmanin, tha se në lidhje me këtë rast ka filluar një aksion policor, ndërsa kryetari i qytetit, Christina Estrosi, tha se personi i dyshuar për këtë sulm është arrestuar.

Estrosi shtoi se në fazën fillestare, sulmi që ndodhi në qytetin që ai e drejton po duket si sulm terrorist, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.


SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?