Lajme

Suedia nuk ka raportuar qe një javë ndonjë të vdekur nga COVID-19

Suedia nuk ka raportuar asnjë vdekje nga Covid-19 për më shumë se një javë, tregojnë të dhënat nga Agjencia e Shëndetit Publik të vendit.

Sipas të dhënave të Agjencisë Suedeze të Shëndetit Publik, të përditësuara për herë të fundit të hënën, rasti me fatalitet i fundit u regjistrua më 23 gusht.

Në 24 orët e kaluara, vendi ka raportuar 43 raste të reja me virusin korona, shkruan CNN.

Suedia është veçuar për mënyrën e qasjes ndaj pandemisë, e cila vendosi kufizime të lehta në jetën e përditshme të qytetarëve, ndryshe nga shtetet e tjera evropiane.

Në total, vendi ka raportuar 5,808 vdekje nga koronavirusi, shifër kjo që korrespodon me 576.38 vdekje për një milion banor.

Numri i vdekjeve për milion në vend është shumë më i lartë se disa nga shtetet fqinje, me dendësi të ngjashme të popullsisë, përkatësisht Danimarka (107.73), Finlanda (60.46), Norvegjia (48.7) ose Estonia (48.25).


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?