Lajme

Stuhitë e fuqishme shkaktuan dëme materiale në Gjilan

Mbrëmjen e së premtes, Komuna e Gjilanit është kapluar nga reshje të stuhishme të shiut, që kanë shkaktuar dëme në qytet, thyerje të drunjëve, demtim te veturave, vërshime të bodrumeve në lagjen Arbëria dhe ndërprerje të energjisë në lokacione të ndryshme.

Sipas njoftimit të Komunës, njësitet profesionale të zjarrëfikësve dhe shpëtimit kanë intervenuar menjëherë për largimin e drunjëve të rrëzuar në rrugë dhe veturave të bllokuara nga stuhia e shiut.

“Ata kane intervenuar edhe në largimin e drunjëve të cilët kanë dëmtuar shtyllat elektrike në rrugën e Malishevës, ku me këtë rast për shkaqe të stuhisë dhe reshjeve të shiut disa vendbanime te Komunes se Gjilanit ishin pa energji elektrike në një interval kohor prej rreth tri orësh”

Komuna e Gjilanit njofton poashtu se së bashku me operatorët privatë kanë larguar zhavorin nga rruga, i cili është bartur nga shiu i rrëmbyeshëm, duke bërë që gjendja të kthehet menjëherë në normalitet./Objektiv/


SHIKO EDHE: 7 SIMPTOMAT QË JU TREGOJNË NËSE KENI COVID-19