Lajme

Studentët e Kolegjit AAB dhe të Universitetit të Tiranës mbajnë konferencën e parë online

Studentët e Kolegjit AAB dhe të Universitetit të Tiranës, sot duke filluar nga ora 14:00, do të mbajnë konferencën e parë online me temë “Komunikimi në kohën e pandemisë Covid-19”.

Në këtë konferencë do të marrin pjesë kryesisht studentë të masterit të drejtimit të gazetarisë, komunikimeve dhe marrëdhënieve publike.

Studentët do të prezantojnë rezultatet nga hulumtimet e tyre disa javore për specifikat e komunikimeve në jetën e përditshme të izolimit global, specifikat e punës së gazetarëve në kohë pandemie në Kosovë e Shqipëri, etj.


SHIKO EDHE: 7 SIMPTOMAT QË JU TREGOJNË NËSE KENI COVID-19