Lajme

Stopohet realizimi i planit të Serbisë, hapen shitoret nga Qeveria në Veri

Ministri i Tregtisë në Kosovë, Endrit Shala ka thënë se shteti i Kosovës ka pamundësuar realizimin e planit të Serbisë për të vënë krizë humanitare në komunat veriore.



Shala pohoi se për shkak të presionit serb të gjitha pikat shitëse të komunave me shumicë serbe janë mbyllur porse tashmë kanë arritur të dërgojnë pika mobile shitëse.

”Pas shtytjes dhe tensionit që politika shoviniste serbe e ka pasur me qytetarët tanë të Kosovës ka detyruar tashmë që me dhunë të mbyllen të gjitha pikat shitëse në këto zona. Kjo që t’ju pamundësohet furnizimi me produkte të nevojshme ushqimore banorëve”.

”Kemi organizuar, koordinuar pika mobile shitëse. Kam marrë pjesë në tre komunat veriore, janë dërguar pika mobile me kamionë për të furnizuar me ushqim elementar për të gjithë banorët dhe janë vendosur në të gjitha pjesët e Kosovës ku mund të furnizohen me produktet e tyre të nevojshme”, tha Shala në Info Magazinë.

”Në të gjitha pikat që kemi nisur atje janë vendosur. Kam marrë pjesë që nga nisja e tyre, përkundër tensionit serb duke mos i lejuar qytetarët që të furnizohen. Me këtë veprim kemi treguar dhe pamundësuar planin që ka pasur Serbia të tentojë të krijojë një krizë humanitare”.


”Kjo do të jetë çdo ditore në koordinim, këto pika mobile janë të vendosura në tërë pjesët e Kosovës që qytetarët tanë të furnizohen me të gjitha produktet që dëshirojnë”.