Lajme

Stoltenberg: NATO shumë e fokusuar në Kosovë – e aftë dhe në gjendje gatishmërie

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se NATO është shumë e fokusuar në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor. Ai ka deklaruar se forcat e Aleancës janë të afta, të përgatitura dhe në gjendje gatishmërie.

Duke komentuar situatën e tensionuar në veri pas vendosjes së barrikadave, Stoltenberg ka thënë se po monitorohet situata me vëmendje të madhe.

“Forcat tona janë të afta dhe të përgatitura, por edhe në gjendje gatishmërie. Po e monitorojnë situatën me vëmendje të madhe. NATO dhe BE bashkëpunojnë shumë ngushtë dhe mesazhi im për të dyja palët është që të përmbahen nga përshkallëzimi i mëtejmë dhe retorika provokuese. U bëj thirrje që t’i ulin tensionet në Kosovë”, ka thënë Stoltenberg në një intervistë për France24.

LEXO EDHE:  “Nga miqësia që kishit s’e kisha besu që iu shoh kështu”, ish-kolegu me postim prekës për personin që u vra dje në Malishevë

Situata në veri të vendit vazhdon të jetë e tensionuar, kjo për shkak se serbët kanë bllokuar rrugët duke vendosur barrikada. Ditë më parë vazhdimisht pati edhe sulme me shok-bomba./Gazeta10