Lajme

Stavileci: LDK e Vetëvendosje nuk mund ta luftojnë korrupsionin

Blerand Stavileci, ka thënë ne një lidhje të drejtpërdrejtë në RTK se VV dhe LDK nuk mund ta luftojnë korrupsionin.

Duke qenë se në njërën parti ka njerëz të cilët janë të akuzuar për korrupsion, ai tha se këto dy subjekte politike, edhe nëse bëjnë koalicion nuk do të mund ta luftojnë korrupsionin.

“Nuk jemi të sigurt që një koalicion i tillë çfarë mund të prodhojë, këto dy subjekte politike nuk mund të luftoj korrupsione, ku njëra parti ka njerëz që janë të akuzuar për korrupsion”, tha ai. /Periskopi


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?