Lajme

Statistikat e frikshme, Kosova po zbrazet e politikanët bëjnë jetë luksi!

E gjithë brendia e një kombi po ndryshohet nga lufta për pushtet.



Kështu vlerëson kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, Gazmend Islami, i cili shton se, politika duhet të jetë për të mirë e jo për të keq.

Përmes një postimi në Facebook, ai thekson se, nga Kosova janë larguar mbi 100 mijë të rinj të cilët po kërkojnë një jetë normale në shtetet evropiane.

“Lufta për pushtet e ndryshon gjithë brendinë e një kombi, politika duhet të jetë për të mirë e jo për të keq!

Sa jemi të uritur për pasuri, sa jemi të dështuar si shoqëri, tregon rezultati i gjendjes faktike në Kosovë!


100.000 mijë të rijnë kane ikur nga Kosova, duke kërkuar një jetë normale!

Nuk ka qeveri në botë, me norma demokratike që nuk do të ishte turpëruar para kësaj gjendje! Koha për reflektim, koha për ta kuptuar që duhen gjenerata te reja për qeverisje!

Hashim Thaçi-Co, Ramush Haradinaj-Co, Isa Mustafa-Co, Albin Kurti-Co, Fatmir Limaj-Co, Kosova e parë para orekseve tuaja për pushtet!”, shkruan Gazmend Islami.