Lajme

Sqarohet Labinot Tahiri: Nuk komunikoj me Behgjet Pacollin

Deputeti Labinot Tahiri përmes një shkrimi ka bërë të ditur se ka shpallur zgjedhjet në AKR-në e Ferizajt, mirëpo, duke thënë se ky nuk do të kandidojë për kryetarë, shkruan Express.

Përmes një shkrimi në Facebook, Tahiri ka bërë të ditur se nuk komunikon me kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacollin.

“Pikë së pari, meqenëse qendra ka shpallur zgjedhjet e brendshme për kryetarë të degëve në të gjitha pjesët e vendit edhe unë në munges të kontaktëve me Presidentin Behgjet Pacolli, me të cilin nuk kem kontakte! Pastaj me propozim të qendres dhe insistimin e kolegëve të mi deputetë nga partia, siç është edhe Islam Pacolli, e që më thanë se është e nevojshme qe në secilen degë të ketë zgjedhje per kryetarë kuptova që ashtu edhe duhet vepruar, andaj: Unë nga sot e konsideroj të hapur garën dhe shpall zgjedhjet në AKR-në e Ferizajit !

Pra kryesia më e konsiliduar që ishte dhe më unikja në këtë parti qendra Ferizaj e cila futi në Qeveri Akr-në me vendosmerinë time,, tani më është e shpërbërë nga strukturat e saj”, ka shkruar ai.

Tutje, ai ka treguar edhe shkaqin pse nuk do të kandidojë për kryetar të AKR-së në Ferizaj.

“Shkak për këtë janë skenaret e dobëta dhe dashakeqe për partinë dhe këto s’kanë kaluar pa u vënë re por që asnjehere nuk kam pranuar të luhet me degen tonë deri në këto rrethana, dhe nuk bëhëm pjese e tyre ! Unë nuk kam hyrë në këtë rrugë për të zhgenjyer simpatizantët , të rinjtë e të rejat apo qytetarēt që më votuan, përkundrazi , falenderimi im është të distancohem nga skenaret e ulëta dhe të punojmë pa ndalë në arritjen e synimeve dhe premtimeve që kemi dhënë. Gabime mund të kenë ndodhur por asnjëherë me dashje”, ka shkruar deputeti Tahiri.

Ndryshe, deputeti Tahiri tash e një kohë është larguar nga grupi parlamentar i AKR-së, derisa tashmë është pjesë e grupit paralamentar të AAK-së./GazetaExpress


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?