Lajme

Specialja nuk ndalet, fton edhe këtë ish-ushtar të UÇK-së

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shemsedin Thaqi, është ftuar nga Gjykata Speciale, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati.

Përmes një postimi në Facebook, Gucati është shprehur se Thaqi dhe luftëtarët tjerë të UÇK-së, do të dalin të pafajshëm dhe faqebardhë.

“Sapo mora lajmin që i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale është ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shemsedin Thaqi. Një ish-luftëtar i zoti i UÇK-së, Shemsedini si gjithë luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të dalë i pafajshëm dhe faqebardhë”, ka shkruar ai.