Lajme

Specialja fton në Hagë edhe një tjetër ish-ushtar të UÇK’së

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sadri Selimi, është ftuar për intervistim nga Gjykata Speciale, në cilësinë e të dyshuarit për krime lufte.

Lajmin e ka bërë të ditur bashkëluftëtari i Selimit, Safet Hasani, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku ka thënë se janë të bindur në pastërtinë e bashkëluftëtarit të tij, Selimit, si dhe për tërë ish-ushtarët e UÇK-së, shkruan Reporteri.net.

Ai akuzon personat që kanë dëshmuar kundër pjesëtarëve të UÇK-së, duke thënë se ata akuzuan luftën e shenjtë të tyre për pak para dhe për dokumentacione të refugjatëve.

Ky është njoftimi i plotë:

Sot morëm lajmin se bashkëluftëtari ynë, që shërbyem së bashku në të njëjtën njësi ushtarake PU-ZOSh gjatë luftës së UÇK-së, Sadri Selimi, nga Vërrnica e Vushtrrisë, është ftuar nga Gjykata Speciale për krime lufte, në cilësinë e të dyshuarit.

Ne jemi plotësisht të bindur për pastërtin e Sadriut, për veprat e tij gjatë luftës dhe për tërë luftëtarët e UÇK-së. Ashtu siç dole faqebardhë gjatë luftës ashtu të presim edhe të kthehesh nga kjo gjykatë fantome.

Do të dëja të dijë, si po ndihen tani ata dëshmitarë parazitë (spiunë) që dëshmuan kundër pjesëtarëve të UÇK-së?

A ju mjaftoj o ju të mjerë që për pak para dhe dokumentacionet e refugjatëve që i fituat t’i akuzoni pjesëtarët e UÇK-së dhe luftën e shenjtë të UÇK-së?

Qofshin të mallkuar për shumë breza ata spiunë që kritikojnë pjesëtarët e UÇK-së dhe luftën e shenjtë e UÇK-së!


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?