Lajme

Sot varroset i riu nga Klina i cili humbi jetën tragjikisht në aksident

Gjatë ditës se mërkurë do të varroset, Endrit Dakaj, i cili humbi jetën të hënën në një aksident trafiku.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet në orën 17:00, në fshatin Ceravikë të Klinës, shkruan Gazeta Infokus.

Dakaj humbi jetën në një aksident trafiku në fshatin Grabanicë të Klinës, në të cilin u lënduan edhe dy persona të tjerë.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?