Lajme

Sot një rast pozitiv në Gjilan, reagon Haziri

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka reaguar pasi IKSHPK konfirmoi sot një rast të ri me koronavirus në këtë komunë.

Haziri tha se rasti në fjalë ishte si pasojë e kontaktit në Prishtinë dhe se është nën monitorim nga Qendra Operative për menaxhimin e emergjencave dhe se s’ka vend për shqetësim, transmeton Indeksonline.

Haziri tha poashtu se lehtësimi i masave nuk nënkupton që është mbyllur puna me pandeminë.

Postimi i plotë:

#Dita80. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike konfirmoi për një rast të ri pozitiv me #Covid19 në Gjilan, si pasojë e kontaktit në Prishtinë. Rasti është nën monitorim nga ana e Qendrës Operative për menaxhimin e emergjencave dhe nuk ka vend për shqetësim.

Leshtësimi masave nuk nënkupton që është mbyllyr puna me pandeminë, Rasti i fundit dëshmon se duhet të vazhdojmë t’i respektojmë masat mbrojtëse dhe ta mbajmë distancën sociale. Akoma po luftojmë me të panjohurën!