Lajme

“Sot në Vushtrri 20 të shëruar, katër raste të reja dhe një i vdekur nga COVID-19”

Katër raste të reja sonte janë paraqitur në Komunën e Vushtrrisë.

Kryetari Xhafer Tahiri thotë se pos këtyre rasteve edhe 20 pacientë të tjerë janë shëruar në këtë komunë.

“Kemi pasur edhe një rast vdekje që bëhet bashkëqytetari ynë i katërt që humb jetën nga infeksioni i COVID-19”, tha ai për RTV Dukagjinin, përcjell Telegrafi.

Tahiri thotë se janë edhe një numër i madh i qytetarëve të Vushtrrisë në pritje për t’u ritestuar pasi sipas tij e kanë kaluar kohën që nevojitet për shërim nga coronavirusi.

I pari i Vushtrrisë thotë se në këtë komunë janë rreth 150 raste aktive dhe mbi 160 të shëruar nga coronavirusi.

LEXO EDHE:  A mund ta mposhtë Ukraina – Rusinë këtë vit? Del një parashikim nga SHBA-të

Tahiri thotë se ka filluar fushata për shpërndarjen e 10 mijë maskave falas për qytetarët e Vushtrrisë për ta përballuar koronavirusin sa më lehtë.