Lajme

Sot i jepet lamtumira e fundit ish-gazetarit, Seremb Gjergji

Varrimi i ish-gazetarit, Seremb Gjergji, do të bëhet sot në orën 13:00 në varrezat e fshatit Krushevë e Vogël, njoftojnë nga familja e të ndjerit. Ata po ashtu bëjnë të ditur se homazhet mbahen ne restorantin “Fenix” në Klinë duke filluar nga ora 08:00.

Në vitin 2016, Gjergji ishte kandidati i pavarur për president të Kosovës dhe u shfaq me një fushatë të quajtur “Serembi për Kosovën”.

Seremb Gjergji ka filluar karrierën si gazetar para, gjatë e pas luftës në Kosovë në disa mediume të shkruara dhe elektronike. Ai ka qenë aktiv në disa debate aktuale politike me pjesëmarrje aktive dhe në opinione të shkruara.

Njihet si nëer aktivistët e parë që ka marrë guximin të shpallë kandidaturën për President të Kosovës, si kandidat i pavarur.

I ndjeri ka lënë bashkëshorten Samije Bajraktari- Gjergji dhe dy fëmijë.