Lajme

Sot 26 viktima nga Covid-19, ja sa prej tyre ishin të vaksinuar

26 viktima janë regjistruar sot në Kosovë nga COVID-19, raporton Gazeta Express.

Ndërsa, 6 nga viktimat kanë qenë të vaksinuara kundër këtij virusi.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë Arben Vitia në konferencën që ka mbajtur sot për media.

Vitia ka thënë se nuk ka të dhënë se me sa doza kanë qenë të vaksinuar këta pacientë, megjithëse është shprehur se të gjithë kanë qenë me sëmundje shoqëruese.

“Nga 26 pacientë janë 6 pacientë të cilët kanë qenë të vaksinuar, mirëpo nuk është e specifikuar me një apo dy doza. Mirëpo të gjithë me sëmundje shoqëruese”, ka deklaruar ai.

Vitia ka kërkuar nga qytetarët që të vaksinohen e të respektojnë masat mbrojtëse kundër koronavirusit në mënyrë që të mbrohen nga ky virus.

Përndryshe, ai ka thënë se janë duke u përgatitur skenare në rast të rritjes së numrit të pacientëve të hospitalizuar me virus.

“Janë saktë 1 mijë e 269 pacientë tani në klinikat tona të COVID-19 dhe në spitalet tona. Është lajm i mirë që sot pas një kohe nga filloj ky eksplozion i virusit, sot ka pasur më shumë lëshime se sa pranime të pacientëve me COVID dhe kjo na gëzon pa masë. Ka disa ditë, një ose dy javë që janë duke u përgatitur të gjitha skenarët që të organizojmë edhe spitale ose të karakterit fushor ose të një grumbullim të qytetarëve. Me lajmet që i morëm sot nga SHSKUK, janë lajme që na gëzojnë dhe janë shpresëdhënëse se nuk do të ketë nevojë për një situatë të tilla”, ka shtuar ai.