Lajme

Sondazhi i T7: Veseli 61%, Osmani 23%, Albin Kurti 9%, Haradinaj 5%

Në sondazhin me telefonata është duke u zhvilluar në T7, me pyetjen se cilin nga pesë kandidatët do ta votoni më 6 tetor.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i cili është kandidat për kryeministër, është duke prirë me vota, shkruaj Reporteri.net.

61.% e qytetarëve kanë votuar për të parin e PDK-së. Pas tij është kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani me 23%.

Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje, është i treti me 9%, pastaj është ish-kryeministri Ramush Haradinaj me 5%.

Derisa i fundit është kandidati për kryeministër nga Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj me 0.50%.