E mërkurë, 27 Maj, 2020
Lajme

Sondazhi: 78% e shqiptarëve duan kryeministër të Shqipërisë Albin Kurtin e jo Edi Ramën

Një sondazh është publikuar ditën e djeshme në faqen e JOQ Albania në Instagram, ku shqiptarët kanë vendosur dhe e kanë thënë troç me anë të votave se kë duan kryeministër të vendit. Dy opsionet janë: Edi Rama apo Albin Kurti?



78% e votave të shqiptarëve janë pro Albin Kurtit, kryeministrit të Kosovës, të cilin populli jonë do e dëshironte në krye të qeverisë së Shqipërisë. Mesa duket të gjithë janë lodhur nga propaganda e Rilindjes dhe nga ligjet ‘shtrydhëse’ të Edi Ramës.

Kujtojmë këtu që Rama ka pasur përplasje të shumta në distancë me ish-kryeministrin, Ramush Haradinajn sa i takon Minishengenit Ballkanik. Madje, ai e ofendoi homologun e Kosovës duke e quajtur të paditur dhe gënjeshtar.

Nga ana tjetër, Albin Kurti mesa duket preferohet më shumë nga shqiptarët si kryeministër i Shqipërisë sesa vetë Edi Rama, i cili është kryeministër aktual i vendit tonë



LEXO EDHE:
Nuk ju kanë dalë paratë nga pako emergjente, ja si duhet te beni ankesë!