Lajme

Skenderaj, një grua thyen xhamat e Komunës dhe sulmon policin

Policia në Skenderaj ka arrestuar një femër, pasi që e njëjta ka thyer disa xhama të dyerve brenda Komunës së Skenderajt dhe në fund e ka sulmuar një zyrtar policor.



Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së hënës, në rrugën “28 Nëntori” në Skenderaj, ku e dyshuara femër ka thyer xhama të dyerve brenda KK-Skenderaj dhe ka sulmuar një zyrtar policor.

Me urdhër të prokurorit, e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.