Lajme

Skenari i dytë për zgjedhjen e presidentit: Pos Vjosa Osmanit, në garë mund të hyjë edhe një kandidat tjetër

Pos Vjosa Osmanit, e cila do të jetë kandidate për presidente nga koalicioni Lëvizja Vetëvendosje e Lista Vjosa, në garë mund ta kemi edhe një kandidat nga opozita.

Kështu vlerëson analisti politik, Visar Ymeri.

Ai në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini ka theksuar se ditën kur zgjedhet presidenti do të mund t’i kemi dy kandidatë.

“Vjosa Osmani nga lista VV-Lista Vjosa dhe një kundërkandidat nga opozita. Dhe njëri mund ta fitoj garën”, tha ai.

Ymeri si kundërkandidat të Vjosa Osmanit e ka përmendur edhe emrin e Murat Jasharit.

Ndërsa, analisti politik, Astrit Gashi ka theksuar se Lumir Andixhiku nuk mund që në këtë kohë të hyjë në negociata me PDK-në për një emër presidenti.


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje