Lajme

Skandaloze: Instituti Albanologjik riboton librin ku shkruan “Kosovë e Metohi”

Instituti Albanologjik së fundmi ka ribotuar një libër të vitit 1951 më këngë popullore shqiptare të Kosovës, por ajo që ka ngjallur reagim në publik është mënyra se si i janë referuar Republikës së Kosovës.

Në kopertinën e librit është e shkruar “Kangë popullore shqiptare të Kosovës – Metohisë” duke iu referuar me terminologji serbe Republikës së Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur, profesori universitar, Blerim Latifi.

“Në vitin 2021, Instituti Albanologjik i Kosovës boton tituj të tillë, duke iu përmbajtur terminologjisë zytare serbe për Kosovën. Sigurisht, kjo do të futet në Dosjen e pretendimeve të Kishës Ortodokse Serbe për eksterritorialitet kishtar në Kosovë, tani që po afrohet pjesa më e rëndë e Dialogut Kosovë-Serbi, pjesa e marrëveshjes përfundimtare”, ka shkruar ai në rrjetin social “Facebook”.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?