Lajme

Skandaloze: Autoambulanca u vonua një orë për ta trajtuar kosovarin që vdiq në Velipojë

Një person rreth të 70-ve nga Ferizaj sot ka ndërruar jetë në plazhin e Velipojës.

Një pushues, që ishte me profesion infermier, ka tentuar ta ndihmojë pas nxjerrjes nga uji pasi që autoambulanca është vonuar për një orë.

Vdekjen e tij e ka konfirmuar mjeku.

Klan Kosova e ka siguruar videon kur autoambulanca merr trupin e tij derisa pushuesit e zemëruar me vonesën e quajtën të turpshëm këtë veprim.