Lajme

Skandale, rriten dukshëm rastet e dhunimit në Kosovë, të miturat janë viktima

Kohët e fundit dukshëm janë shtuar rastet e dhunimeve në vendin tonë.

Gjatë mbrëmjes së kaluar në Prizren dyshohet se ka ndodhur një ngjarje e rëndë. Një e mitur ka raportuar në polici se ishte dhunuar nga një person.

Siç njofton policia i dyshuari dhe viktima janë takuar së bashku nga njësiti policor, të cilët janë shoqëruar në stacion policor.

“Prizren 29.09.2020 – 22:50. Dyshohet se viktima (e mitur) femër kosovare ishte dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari dhe viktima janë takuar së bashku nga njësiti policor, të cilët janë shoqëruar në stacion policor. Lidhur me rastin janë njoftuar prokurori, Qendra e Punës Sociale dhe Mbrojtësi i Viktimave. Viktima së bashku me prindin e saj është kthyer në shtëpi, ndërsa me urdhër të prokurorit lënda e rastit vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24- orësh të Policisë së Kosovës.

Sipas Policisë së Kosovës, përgjatë periudhës janar- gusht janë raportuar 39 raste të dhunimit, 2 tentativa dhunimi.

Në të njejtën periudhë kohore kanë ndodhur 38 sulme seksuale, të raportuara në PK- transmeton IndeksOnline.

Degradim i integritetit seksual janë shënuar 4 raste sipas PK-së, derisa 2 raste janë shënuar edhe 2 raste të tjera si keqpërdorim i fëmijëve në pornografi.

Përgjatë 6 mujorit të këtij viti, është raportuar vetëm për një rast për marrëdhënie seksuale brenda familje, si incest.

Një rast tjetër dhunimi është raportuar ditë më parë edhe në Gjilan.

Personi Sh.J dyshohet se ka shfrytëzuar një vajzë të mitur duke e dërguar në motele të ndryshme, duke e detyruar të kryej marrëdhënie seksuale, duke e lënë shtatzënë.

Më pas, sipas Prokururosë, i dyshuari Sh.J. e kishte dërguar të miturën në një ordinancë private për të kryer abortin, lidhur me rastin dy persona po mbahen në paraburgim derisa hetimet po vazhdojnë


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje