Lajme

Skandal, të rinjtë e PS-së dhe punonjësit e qeverisë përballë Ramës si “studentë”

Kryeministri Edi Rama është i ftuar në Top Show për të folur për protestën e studentëve të cilët janë zhvendosur tashmë tek kryeministria.

Ndonëse shumë studentë në vijimsi kanë bojkotuar që të diskutojnë dhe negociojnë me kryeministrin Rama, mbrëmjen e sotme janë shfaqur disa që po diskutojnë me të.

“Mario Hysnelliu, student Akritekture, fakulteti Inxhinieri-Ndërtimi”, ky ishte student i parë që u prezantua në studion e Alban Dudushit.

Por në një denoncim të mbërritur në Faxweb.al, Marjo Hysenlliu rezulton se është pedagog tek Fakulteti Inxhinieri -Ndërtimit dhe punon në ministri dhe studimet i ka përfunduar në një universitet privat. Po ashtu ai duket se është dhe një fans i kryeministrit Edi Rama.

LEXO EDHE:  Sot i jepet lamtumira e fundit rreshterit Afrim Bunjaku

Fillimisht Hysenlliu u shpreh se e kam ndjekur protestën e studentëve, pastaj shtoi që kam qenë dhe pjesë e protestës.

“Ja studenti par qe i ben pyetje Rames ne top channel I “depolitizuari” Marjo Hysenlliu“- shkruan qytetari.