Lajme

Skandal, e turpshme: 87 vjeçari në Drenas sulmoi seksualisht të miturën, arrestohet nga Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 87 vjeçar në Drenas si i dyshuar për veprën sulm seksual.

I dyshuari me inicialet J. B sipas denoncimit ka sulmuar seksualisht një të mitur, duke i shkaktuar shqetësim me veprimet e tij.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

“Sot rreth orës 13:00, nga njësitet policore të stacionit të Drenasit, është arrestuar një person i dyshuar për veprën sulm seksual. J. B, mashkull 87 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ka ardhur menjëherë, pasi ankuesja ka bërë denoncimin e rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Nga denoncimi i bërë në polici janë ngritur dyshimet se i dyshuari ka sulmuar seksualisht një të mitur, duke i shkaktuar shqetësim me veprimet e tij”.

“Pas arrestimit me vendimin e prokurorit të shtetit të njëjtit i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh, për tu proceduar më tej pas kompletimit të veprimeve të nevojshme”, njoftoi policia.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?