Lajme

S’ka shi, çfarë moti na pret në ditët e fundit të Tetorit

Dy ditëve të ardhshme nuk parashihen të reshura, por pritet të mbajë mot kryesisht me diell, herë herë me vransira kalimtare. Orëve të mëngjesit përgjatë viseve të ulëta do të ketë mjegull, që deri në orët e mesditës pritet të shpërndahet.

Temperaturat mbeten pak më të larta nga vlerat mesatare.Ditën e premte, në mëngjes parashihen mundësi për reshje të dobëta shiu.

Vlerat e indeksit të cilësisë së ajrit do të luhaten përreth vlerave mesatare, e kohëpaksohe mund të kalojnë edhe në vlera të pashëndetshme.

28.10.2020 – Në mëngjes përgjatë ultësirave mjegull/mjegullinë që deri në mesditë pritet të shpërndahet. Paradite pjesërisht vranët, e gjatë ditës kryesisht me diell. Temperaturat në vise të ulëta 5C deri 18C, e në vise malore 4C deri 13C. Era do të fryj e lehtë nga verilindja dhe lindja 1-5m/s. Indeksi UV: 3.