Lajme

S’ka qetësi në rrugët e Kosovës: Vetura përfundon me 4 rrota nga qielli, fiks para tabelës “Familja të pret”

Sonte ka ndodhur një vetaksident në autostradën “Arbën Xhaferi”, afër fshatit Bashush të Ferizajt.

Rasti e konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

Ai tregoi që ndihmë mjekësore kanë kërkuar 3 persona të cilët kishin marrë lëndime nga ky aksident.

Po ashtu Policia apeloi për kujdes në komunikacion, sidomos në përshtatjen e shpejtësisë në kushtet në rrugë.

“Ju njoftoje se sonte rreth orës 20:40 në autostradën Arben Xhaferi “Babush – Lipjan një veturë me targa vendore ka humbë kontrollin dhe është rrokullisur. Ndihmë mjekësore kanë kërkuar 3 persona të lënduar. Njësiti për menaxhim dhe kontroll të autostradës po merret me rastin”, ka deklaruar Hoxha.

Ai ka kërkuar nga vozitësit të kenë kujdes.

“Kërkojmë nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik në veçanti shoferët që të kenë kujdes të shtuar dhe shpejtësinë e lëvizjes ta përshtatin me kushtet në rrugë dhe kushtet atmosferike, për të shmangur rastet e tilla të rrezikimit të jetëve në trafik. Policia po vazhdon me marrjen e masave rigoroze ndaj të gjithë atyre që shkelin rregullat që dalin nga ligji mbi trafikun rrugor“, ka deklaruar ai./JepiZe


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?