Lajme

Situatë alarmante në Prishtinë, ky është numri i të vdekurve deri tash nga koronavirusi

Situata me pandeminë e koronavirusit po vazhdon të jetë alarmante në Kosovë.

Statistikat më të frikshme aktualisht i ka Prishtinë, që gjatë gjithë kohës po prinë me numrin e rasteve të konfirmuara, shkruan lajmi.net.

Bujar Gashi, drejtor i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, me anë të një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se që nga fillimi i pandemisë e deri tash, në kryeqytet janë konfirmuar gjithësej 1 mijë e 963 raste me COVID-19.

Nga ky numër i përgjithshëm, aktive janë 1209 raste, teksa kanë vdekur 22 pacientë.

Postimi i plotë i Gashit në Facebook:

Alarmante dhe shqetësuese rritja e shpejtë dhe e vazhdueshme e rasteve të reja me #covid19 në gjithë Kosovën, e sidomos në Prishtinë.

Bazuar në të dhënat e marra nga IKShP dhe raportin e konsoliduar nga Shtabi Emergjent në Prishtinë del se momentalisht, që nga data 20 Mars deri sot kemi 1963 raste me #covid19 prej të cilave 1209 raste janë ende aktive. Kemi 732 raste të shëruara dhe zyrtarisht të konfirmuara 22 raste që kanë përfunduar me fatalitet.

Mbajtja e maskës është një prej tri rregullave kryesore dhe masave mbrojëse për parandalimin e përhapjes së virusit dhe rëndimin e situatës edhe më shumë.

Të gjithë e kemi obligim që të ruajmë veten dhe të tjerët rreth nesh e të jemi të ndërgjegjshëm.

Sepse vetëm #bashkë mund të e tejkalojmë këtë sfidë!

Vazhdoni t’i mbani maskat, dezinfektoni duart dhe mbani distancë! /Lajmi.net/


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?