Lajme

Situatë alarmante me Covid-19 në Kosovë, IKSHPK apel për biznesët dhe kafenetë

IKSHPK ka regjistruar 53 raste të reja me covid-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Pas kësaj, IKSHPK u bën apel thirrje të gjitha bizneseve, gastronomisë që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve për të pamundësuar kështu përhapjen eventuale të Covid19.

Apelojmë te qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimi i maskave, dezinfektimi dhe ajrosja e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura”, njofton IKSHPK- transmeton Indeksonline.

Duke marrë parasysh nevojat e qytetarëve për shërbime shëndetësore, bëjmë apel te punëtorët shëndetësor t’i përmbahen rekomandimeve të IKSHPK në përdorimin e masave mbrojtëse duke ruajtur kështu shëndetin e tyre, të pacientëve dhe të gjithë qytetarëve të vendit.
Ky mund i madh është duke na shkuar huq për shkak të pakujdesisë së mos përmbajtes së tri rregullave themelore, të cilat janë përditshmëri e jona edhe pa pandemi, e që nënkupton: mbajtjen e distancës fizike, mbajtjen e maskave dhe larjen e duarve me kujdes disa herë në ditë, për 20-30 sekonda.”, thuhet mes tjerash në njoftimin e IKSHPK-së.