Lajme

Situata në Veri, këtë vendim pritet ta merr sot Vuçiq!

Njohësi i marrëdhënieve shqiptaro-serbe, Fatmir Sheholli, në një deklaratë për Gazeta Blic, thotë se presidenti serb, mund t’i tërheq ministrat nga Qeveria Kurti, pas situatës së krijuar në veri të Mitrovicës.

Ai thotë se një vendim i tillë mund të merret pas mbledhjes së këshillit të sigurisë në Serbi, teksa shton se nuk e përjashton mundësinë që të ketë dorëheqje edhe të kryetarëve të komunave, që udhëhiqen nga lista serbe.

Sheholli thotë se situata e krijuar në veri duhet të zgjidhet përmes dialogut dhe propozon që kryeministri Kurti, të shkojë për t’i takuar protestuesit serbë, që janë vendosur në tenda dhe t’ua shpjegojë që ky vendim nuk është kundër tyre.

“Situata po duket e qetë, në bazë të raporteve të lëshuara nga KFOR-i. Sot, është paralajmëruar mbajtja e Këshillit të Sigurisë të thirrur nga Vuçiq. Unë mendoj që ekziston mundësia që pas mbledhjes së këtij këshilli, të merret një vendim politik nga ana e serbëve: të tërhiqen ministrat serbë nga Qeveria Kurti, por që nuk përjashtohet mundësia që edhe të ketë tërheqje të kryetarëve të komunave që udhëhiqen nga Lista Serbe”, ka thënë Sheholli.

“Kjo çështje duhet të zgjidhet me dialog. I dimë ne historitë që kanë ndodhur deri më tani të tendave e barrikadave në atë pjesë të vendit. Albin Kurti, duhet të shkojë vetë në veri të Mitrovicës dhe të bisedojë me protestuesit serbë dhe t’ua shpjegojë atyre që ky vendim nuk është kundër tyre, por është thjeshtë një vendim për zbatimin e ligjshmërisë”, ka thënë Fatmir Sheholli për Gazeta Blic.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?