Lajme

Situata me COVID, Qeveria e Kosovës me një njoftim të rëndësishëm

Qeveria e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se deri tani mbi 440 mijë qytetarë janë vaksinuar me dy doza apo 35% e popullatës së rritur – mbi 18 vjeç.

Qeveria thotë se procesi i vaksinimit po vazhdon dhe me këtë ritëm janë në rrugë të mbarë që të tejkalojnë cakun prej 60% të popullatës së rritur deri në fund të vitit.

Qeveria në njoftim më tej ka thënë se këtë javë numri i rasteve të reja ka pësuar rënie të ndjeshme, sikurse edhe rasteve të hospitalizuara.

“Nga sot kemi nën 10.000 raste aktive, për herë të parë pas 15 gushtit, kurse sot pozitivitet i rasteve të reja është vetëm 2.98%, më i ulëti që nga 2 gushti. Familjeve të viktimave nga COVID-19 u shprehim ngushëllimet më të sinqerta. Le të vazhdojmë me kujdes, duke i respektuar masat dhe duke u vaksinuar. Bashkë ia dalim”, thuhet në njoftimin e Qeverisë në Facebook.

Sot janë regjistruar 173 raste pozitive me koronavirus dhe 10 persona të vdekur. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 2.261 persona.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?