Lajme

Situata me Covid-19/ Alarmon Ministri Vitia

Dy ministrat e Qeverisë Kurti, Arben Vitia i Shëndetësisë dhe Hekuran Murati i Financave, kanë mbajtur një konferencë për media, pas mbledhjes së Qeverisë.

Ministri Vitia tregoi se në mbledhjen e sotme të Qeverisë foli rreth situatës së rënduar me Covid-19 në Kosovë.

“Interesi qytetarë dhe i gjithë juve është me situatën me pandeminë. Situata edhe pse në 3-4 ditët e fundit ka pas një tendencë të rënie me 9 deri 10% nga 20% sa ishte vazhdon të jetë e brishtë dhe jo stabile.

Kemi një gjendje të rënduar në spitalet tona. Rastet që janë të shtruara sot. Janë të infektuar 10 deri 14 ditë më herët. Kemi numër të lartë të pacientëve që është një ngarkesë për profesionistët tanë dhe infrastrukturën.

Dëshirojë të shprehi ngushëllimet për gjithë familjarët që kanë humbur më të dashurit e tyre. Në këtë kohë të vështirë, u bëj thirrje të gjithëve që të tregohemi solidar mes vete për këtë situatë të vështirë për ta përballuar këtë situatë.

Të dhënat e fundit nga Instituti i Shëndetit Publik na flasin për rënie të numrit. Numri i spitalizimeve ende mbetet i lartë. Kjo reflekton me numër të lartë të pacientëve. 1200 pacientë në trajtim spitalor. Shumica janë me oksigjeno-terapi.

Falënderojë stafin shëndetësor që përkundër vështirësive, lodhjeve fizike dhe emocionale, po vazhdon me punën dhe palodhshme. E them se edhe 422 punonjës të rinj do të jenë nëpër komuna, në ambulanca”, ka deklaruar ai.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?