Lajme

Sipas Nagavcit po shtohen shkollat që po e fillojnë mësimin, por komunat nuk po japin të dhëna

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka treguar disa nga shkollat të cilat kanë filluar mësimin. Derisa tha se ky numër po shtohet, Nagavci akuzoi komunat që nuk po japin të dhëna.

“Aktualisht janë disa shkolla, jo mjaftueshëm sa kemi dëshirë, dallon prej komunës në komunë, por e mira është numri i tyre po vjen duke u shtuar. E dimë se në Gjakovë për shembull kemi diku 6 shkolla që po zhvillohet mësimi në nivelin fillor, prej klasës së parë deri në të pestën, një numër i konsiderueshëm i shkollave në Podujevë e në Kamenicë, ka disa klasa në Prishtinë, në shkollën “Faik Konica”, në “Ismail Qemali”. Në komuna të ndrushme janë kryesisht në nivel të klasave, sot ka fillu punën edhe gjimnazi në Fushë Kosovë”, tha ajo në T7.

“Raportet janë duke u përpunuar nga zyrtarët e minsitrisë. Këtu kemi një sfidë, sepse jo të gjitha komunat bashkëpunojnë dhe i përcjellin të dhënat. Komuna si Prishtina e Fushë Kosova nuk i përcjellin të dhënat, kështu që detyrohemi që me zyrtarë të ministrisë, me inspektorë të bëjmë vizita në terren”, deklaroi Nagavci.

Më herët, Gazeta Metro raportoi se marrëveshja mes SBASHK’ut dhe Qeverisë është afër, ku përmes burimeve ka marrë vesh edhe tre kërkesat që pritet SBASHK’u t’i adresojë te Qeveria.