Lajme

Si përfundoi në vrasje konflikti i nisur për motive pronësie

Detaje të reja janë zbardhur nga sherri me leva dhe armë që ndodhi mbrëmjen e sotme para një lokali në lagjen nr.5 në Durrës, i cili përfundoi me një të vdekur dhe dy të plagosur.

Mësohet se konflikti ka nisur mes dy familjeve Tatozi dhe Baboçi. Ka qenë fillimisht djali i Armando Baboçit, Erald Gjini (i cili ka ndryshuar gjeneralitetet), që ka qëlluar me shkop bejsbolli një nga anëtarët e familjes Tatozi dhe shkaku dyshohet se lidhet me motive pronësie të vjetra.

Gjatë këtij momenti në ndihmë të djalit të tij ka shkuar Armando Baboçi, i cili më pas është përleshur me leva, karrige të një lokali dhe sende të tjera të forta me anëtarët e familjes Tatozi.

Të gjendur në vështirësi, pasi ishin vetëm përballë familjes Tatozi, babë e bir tentuan që të largohen me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me makinën e tyre ‘Alfo Romeo’, por anëtarët e familjes Baboçi i ndoqën dhe njëri prej tyre i qëlloi duke i plagosur.

Shihet makina që është dëmtuar nga devijimi që ka bërë dhe shkopinjtë, levat, karriget dhe sendet e forta që u përdorën mes dy familjeve.

Të dy babë dhe bir, u dërguan me urgjencë në spital, po 39-vjeçari fatkeqësisht nuk arriti që tu mbijetojë plagëve të marra.

Babë e bir u dërguan me shpejtësi në spital, por i ati fatkeqësisht ndërroi jetë nga plagët. Gjashtë anëtarët e familjes Tatozi, mes të cilëve është edhe autori që qëlloi me armë janë shoqëruar nga policia.

Ndërkohë që raportohet edhe për një person tjetër të plagosur që ka përfunduar në spital me iniciale E.T.