Lajme

Si nisi përplasja në mes të Shalës dhe Gjyshincës në komision?

Mbledhja e sotme e Komisionit për Punë të Jashtme u përcoll me ofendime të shumta në mes të deputetëve, raporton Gazeta Express.

Kryetarja e Komisionit, Time Kadrijaj, ndërpreu mbledhjen pas përplasjes së deputetit Kujtim Shala me Gazmend Gjyshincën e LVV-së.

“Dua të lidhem shkurt me profesorin akademikun e nderuar Kujtim Shalën që është edhe deputet. Z. Shala ju jeni profesor edhe e dini rëndësinë e parimit. Pse jemi kaq keq është për shkak të mungesës së parimeve, rri aty…”, kishte thënë Gjyshinca në komision.

“Ti po më kallëzon a”, i është përgjigjur Shala.

Pasi që Kadrijaj ndërpreu mbledhjen, është raportuar për një përplasje mes Gjyshincës, Shalës dhe Arben Gashit të LDK-së.

Sidoqoftë, këto deklarata i ka mohuar Arben Gashi në një përgjigje për Gazetën Express.

Vetëvendosja për të folur lidhur me këtë temë ka thirrur një konferencë të jashtëzakonshme për media. /GazetaExpress/


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?