Lajme

Si do të zgjidhet çështja e dialogut me Serbinë sipas Haradinaj-Stublla

Në ditën e katërt të fushatës zgjedhore, në ‘’Click’’ në RTV21 Muharrem Nitaj dhe Meliza Haradinaj-Stublla nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovë, shpalosen programin e tyre për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla ka folur edhe për parimet që ka AAK për dialogun me Serbinë.

“Parimet e dialogut i kemi të qarta të cilat janë: respektimi i integritetit territorial rendit kushtetues, por edhe karakterit unitar të Republikës së Kosovës, poashtu kemi kërkuar që SHBA-t të kenë rol aktiv në këtë dialog…”, tha ndër të tjera Haradinaj-Stublla./21Media


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?