Shumë qytetarë duan ta lëshojnë Kosovën, “Qeveria e shpresës” po hesht
Numër jashtëzakonisht i madh i qytetarëve të Kosovës po aplikojnë për viza pune për të dalë jashtë vendit.
Ani pse Qeveria Kurti pretendon se janë shtuar mijëra vende të reja pune, të rinjtë po dëshirojnë të dalin jashtë Kosovës.
“Qeveria e Shpresës”, duket se nuk po jep edhe aq shumë shpresë.
Kundrejt kësaj, Qeveria po preferon të hesht. Asnjë koment deri më tani nga ata, edhe pse Indeksonline dy herë ka tentuar të marrë një koment të tyre.
Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka njoftuar se, për procedurën e shortit në dhjetor të vitit 2021 ka pranuar gjithsej 56 mijë e 639 aplikime.
Përveç Gjermanisë, të rinjtë po dëshirojnë të largohen edhe përmes vizave që mund të sigurojnë nga shtetet e tjera.